Një fëmijë në klasën e tretë është bërë heroi i shkollës së tij, pasi arriti t’i shpëtojë jetën një shoku të klasës i cili rrezikoi mbytjen prej ushqimit në mensën e shkollës.
Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe ka ndodhur në një shkollë fillore në Arizona. Djali 9 vjeçar, Tomas Konlej (Thomas Conley) po hante ushqim së bashku me shokun e tij Isaja (Isaiah) në momentin kur ky i fundit mbytet me një kokërr rrushi. I mituri ndërhyn menjëherë duke kryer manovrën hajmlik (Heimlich)