E pazakontë, 50 vjeçari në Zelandë i hidhet me bark orkës masive… gjobitet 600 dollarë

Veprimet e një burri në moshën 50 vjeçare i cili hidhet nga anija me bark drejt një balene vrasëse, kanë bërë xhiron e rrjetit. Ngjarja ndodhi në Zelandën e re, ndërsa autoritetet atje gjobitën 50 vjeçarin me 600 dollarë.

Ngjarja e filmuar nga miq të 50 vjeçarit, tregon momentin kur burri hidhet me bark drejt një orke masive, ndërsa aty pranë ndodhej një këlysh orke. Fatmirësisht për 50 vjeçarin, orkat nuk kanë reaguar në mënyrë agresive.

Një fat i madh për burrin, i cili mesa duket nuk e di që këto krijesa janë në krye të zinxhirit ushqimor në oqeanet e planetit dhe janë të afta të vrasin me lehtësi edhe peshkaqenët e bardhë.

Video e hedhur në rrjetet sociale u bë shkas për identifikimin e 50 vjeçarit e mandej gjobitjen e tij. Hayden Loper, hetuesi që u mor me çështjen, tha se “video flet vetë, është shokuese dhe absolutisht një sjellje idiote”