“Edhe sikur t’i jepja të gjithë botën, sërish s’do ishte e barabartë me atë që bënë, më shpëtuan vajzën”

Qindra persona humbën jetën në Afganistan si pasojë e përmbytjeve dhe vërshimeve masive. Në mesin e humbjes së jetëve e tragjedisë për qindra familje tjera të varfra, është dhe historia e një vajze 10 vjeçe e cila i shpëtoi për mrekulli vdekjes.

Një gazetare e BBC-së shkoi atje për të treguar historinë e një të riu 18 vjeçar, i cili gjeti guximin për t’u hedhur në rrjedhën e fortë të ujit e për të shpëtuar prej mbytjes një vajzë 10 vjeçe.

Babai i kësaj të fundit, tregon se  ishte ngjitur në çatinë e shtëpisë, në momentin kur muri ra prej vërshimeve të forta.

“Kur ra muri i shtëpisë, po mendoja se tanimë gjithçka mori fund. Isha në ujë dhe po i lutesha Zotit, të lutem o Zot më merr, që dhimbjet e mia të marrin fund.”-tregoi burri.

Nori mundi të shpëtojë, pasi u kap në një pemë, por e bija 10 vjeçe e quajtur Zulaikha, u mor përpara nga rryma.

Disa kilometra  më tutje, një familje në të njëjtën gjendje. Duke u përballur me vërshimet dhe rrezikun e mbytjes. Në mesin e familjes, një 18 vjeçar i quajtur Elhamudin, vendosi të rrezikojë jetën për ta shpëtuar vajzën.

“Nëna e babai më thanë mos shko, do të të marrë rrjedha e lumit. Por zemra ime më shtyu. Kisha një ndjenjë, se mund t’ja dilja. Shkova dhe arrita ta marr, e vendosa në kurriz dhe dola nga rrjedha”-tregoi i riu.

Gazetarja e BBC-së udhëtoi me familjen e Elhamudinit, e cila takoi për herë të parë babain e vajzës 10 vjeçe. Babai shpërthen në lot kur takon njerëzit që i shpëtuan të bijën dhe thotë këto fjalë…

“Unë tanimë nuk kam asgjë. Edhe sikur t’i jepja të gjithë botën, sërish nuk do të ishte e barabartë me atë që ata bënë për neve”

Për të parë videon e kronikës së BBC-së, klikoni KËTU