Fenomen i pazakontë në Greqi, pluhuri afrikan ‘vesh’ qiellin me ngjyrat e shkretëtirës

Pluhuri i ardhur nga kontinenti afrikan ka ‘mbuluar’ pjesë të ndryshme të Greqisë të martën, duke veshur qiellin në ngjyrat e shkretëtirës.

Veçanërisht Messinia (Peloponez) dhe Kalamata janë prekur ndjeshëm nga pluhuri duke bërë që ajri të jetë i rënduar, siç dhe tregojnë pamjet e mëposhtme të filmuara nga media vendase.

Meteorologët kanë sugjeruar që qytetarët të jenë të duruar pasi fenomeni i pazakontë do të largohet gradualisht deri ditën e nesërme.