Që prej orëve të para të mëngjesit të së hënës reshjet e shiut nuk kanë ndaluar. Në orët e pasdites, në kryeqytet është shtuar dhe era e fortë.
Pak më parë një pemë e madhe është rrëzuar në hyrje të ish Uzinës ‘Dinamo’ në Tiranë, duke zënë poshtë një kamion që kalonte në rrugë.
Fatmirësisht shoferi e kalimtarët e rastit nuk janë dëmtuar.