Franca shikon mundësinë për të ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale para moshës 13 vjeçare

Përhapja dhe masivizimi i rrjeteve sociale është tanimë një realitet i pakundërshtueshëm. Dhjetëra e dhjetëra studime serioze kanë treguar se njerëzit e kalojnë shumicën e kohës në celularët e tyre, ndërsa një pjesë e madhe e kësaj kohe, është pikërisht tek rrjetet sociale.

Në Francë ndërkohë, po konsiderohet mundësia që impakti masiv që kanë rrjetet sociale, të mund të parandalohet, veçanërisht kur fjala vjen tek fëmijët e mitur.

Kryeministri i Fancës, ka deklaruar në një intervistë për gazetën ‘Le Parisie’ se po punohet për të ngritur në këmbë një ‘barrierë dixhitale’ për fëmijët nën moshat 13 vjeç.

“Dua të punoj me platformat për një barrierë të vërtetë dixhitale, për t’u siguruar që asnjë i mitur nën moshën 13-vjeçare të ketë qasje në rrjetet sociale”, ka thënë Gabriel Attal.

Kryeministri më tutje ka vijuar duke thënë se për moshat 13 deri në 15 vjeç, përdorimi i rrjeteve sociale do të ishte e udhës të bëhej vetëm me leje të prindërve.

 “Kjo është diçka shumë e vështirë, por jo e pamundshme”, ka thënë ai, duke përmendur rëndësinë e bashkëpunimit me platformat e mëdha si Facebook dhe Tiktok, për të cilat shtoi se “ata do të bashkëpunojnë”