“Garë” vrapi në Mat,  momenti kur i riu ia fut vrapit sapo sheh ardhjen e policisë në aktivitetin e paligjshëm

Një 34 vjeçar i quajtur Ylli Kuka është arrestuar nga policia e shtetit pasi është zbuluar se lokalin e tij e kishte përshtatur me lojëra e makineta bixhozi.

Teksa policia ndërhynte për arrestimin e pronarit, një i ri tjetër me të parë oficerët ka nisur të vrapojë. Një grup me oficerë i janë vënë pas. Autori ka arritur fillimisht t’i shmanget oficerëve, por disa qindra metra më tutje është kapur dhe prangosur.