Prindërit e Daniel Klosit, vogëlushit që humbi jetën në rrethana tragjike në Londër, kanë marrë dëmshpërblim për neglizhencën në trajtimin e djalit të tyre si dhe kërkim falje publike nga ana e spitalit ku vogëlushi u refuzua të trajtohej disa herë, derisa ai humbi jetën.
Media britanike shkruan se Lindita e Kastrioti e dërguan djalin e tyre 4 vjeçar në spitalin në Kamden, në veri të Lodrës. 4 herë shkuan prindërit me djalin e tyre, ndërsa bluzat e bardha atje i thanë që djali nuk kishte nevojë për shtrim në spital. Dy herët e para që prindërit shkuan me Danielin, kërkuan prej mjekëve që fëmijës t’i bëheshin analizat e gjakut. Këta të fundit i thanë prindërve se djali kishte thjesht një gjëndje gripale dhe fëmijën ta dërgonin në shtëpi, për ta trajtuar me ilaçe antiinflamatore e për ulje temperature si Kalpol-i apo Ibuprofeni.
Por gjendja e Danielit veçse u përkeqësua. 4 vjeçari u shtrua në spital herën e katërt që prindërit vizituan urgjencën, dy herë në të njëjtën ditë. Atë ditë Lindita e Kastrioti, pritën 4 orë që mjekët t’i përgjigjeshin kërkesës së tyre.



Fatkeqësisht Danieli humbi jetën pasi pësoi sepsis prej infeksionit. Pas vdekjes tragjike të djalit të tyre, prindërit që jetojnë në Kentish të Londrës, nisën procesin gjyqësor për neglizhencë në trajtimin e fëmijës së tyre.
Historia e tyre e dhimbshme pushtoi media britanike në mesin e vitit 2023, atëherë dhe kur ndodhi tragjedia. Hetimet zbuluan se përgjatë vizitës së tretë të Danielit në spital, stafi mjekësor nuk lexoi të dhënat mjekësore të vogëlushit apo as dëgjoi çfarë kishin për të thënë prindërit. Mjekët nuk kryen analiza gjaku dhe as nuk i dhanë antibiotikë venozë vogëlushit, barna të cilat nëse do të ishin administruar përgjatë vizitës së tretë të vogëlushi në spital, do t’i kishin shpëtuar jetën.
Lindita (nëna e Danielit), asistent farmaciste atje dhe me kualifikimin doktoreshë në Shqipëri, tha se “sa herë në e çonim Danielin në spital, ishte sepse gjendja e tij shëndetësore përkeqësohej. Kërkuam për analiza gjaku dhe rreze X, por kërkesat tona nuk u dëgjuan. Kur Danieli u shtrua, gjendja e tij ishte përkeqësuar aq shumë, saqë ai ndërroi jetë disa orë më vonë”.
“Nuk do të mundem kurrë të gjej fjalët për të përshkruar zemërimin, lëndimin e dhimbjen me të cilat ne vijojmë të zgjohemi çdo ditë që prej vdekjes së Danielit. Ajo që i ndodhi tim biri dhe veçanërisht problematikat e kujdesit me të cilat ai u përball… këto do të jetojnë me në përgjithmonë”-tha nëna e 4 vjeçarit.
Spitali nga ana tjetër lëshoi një falje publike në adresë të prindërve si dhe ra darkort për një shumë (të pabërë publike për median) në formën e dëmshpërblimit për familjen e 4 vjeçarit.