I riu nga Kosova krijon flamurin e Shqipërisë duke përdorur 4.000 copëza letre

Një djalë i ri nga Kosova i quajtur Fatjon Gashi, ka punuar përmes 4 mijë copëzave të letrës (origami) një flamur të Shqipërisë, për nder të Ditës së Pavarësisë më 28 Nëntor.

Ai tregoi për median vendase se i janë dashur plot 2 muaj për të realizuar flamurin kuq e zi.

“Flamuri është 1.70 me 2.40 centimetra, mu ka dashtë kohë rreth dy muaj për me e punu. Kam nisur në gjysmën e shtatorit. Së pari e kam punuar në shtëpi, pastaj e kam realizu këtu në shkollë dhe e kam vendosur. Nuk ka shkolla ndonjë program por jam patriot dhe e ndjej vetën që jam shqiptar. Ndjesi më të mirë edhe prej flamurit të Kosovës që e kam punuar me 2 mijë e 24 letra është shumë ndjesi e mirë kur i sheh fytyrat e fëmijëve të moshave madhore që buzëqeshin, të japin motivim me vazhdu dhe ky është suksesi”, ka thënë ai.