Një grua shtatznë në javën e 20-të ka përjetuar udhëtimin e saj më të tmerrshëm, teksa makina që ajo drejtonte, papritur pëson defekt dhe humb aftësinë për të frenuar.
Gruaja telefon e shqetësuar e mes lotëve policinë, duke u kërkuar ndihmë pasi nuk po mundet dot të frenojë makinën.
“Ju lutem më ndihmoni. Jam shtatzënë, nuk mund të vdes sot”-i thotë gruaja oficerit që iu përgjigj telefonatës së saj.
Një tjetër oficer policie i cili fatmirësisht ndodhej në zonë, njoftohet se një grua shtatzënë ka humbur kontrollin e makinës së saj. Më e keqja? Fakti se rruga në të cilën ndodhej gruaja ishte një rrugë pa krye që të çonte në një liqen të zonës. Oficeri që iu përgjigj alarmit, niset menjëherë drejt automjetit të gruas dhe kryen një manovër të rrezikshme në orvatje për të ndaluar makinën e saj. Fatmirësisht gjithçka shkoi mirë dhe makina me gruan shtatzënë ndaloi në kohë.
Këto janë momentet e filmuara nga kamerat trupore dhe ato të automjeteve të policisë.