“Kënga vajtuese” e ajsbergëve në Antarktidë

Ajsbergët prodhojnë një ndër zhurmat natyrale më të mëdha në oqeanet tona. A mundet ne, njerëzit, të mësojmë diçka për lindjen, jetën dhe vdekjen e tyre, përmes kësaj zhurme?

Në një artikull të BBC-së, tentohet t’i jepet përgjigje kësaj pyetje. E vendi më i mirë për të gjetur një përgjigje është Antarktida, shkretëtira më e madhe e Tokës. Në sipërfaqen e saj të bardhë, vështirë të gjesh jetë apo formacione të ngjashme për syrin njerëzor. Por në disa raste, në pafundësinë e akullit, krijohen çarje që shkëpusin “copa” të mëdha sa një shtet. Prej tyre të tjera çarje formohen duke krijuar kësisoj ajsbergë masivë që ‘notojnë’ në oqeanin jugor të planetit.

Nëse do të qëndroje sipër njërit prej këtyre ajsbergëve të cilët në numër janë të shumtë, vështirë se do të dëgjoje shumëçka. Mbase ndonjë kërcitje. Por nënëujë, shpaloset një histori krejt tjetër. Ajsbergët poshtë thellësisë janë duke ‘kënduar’.

E kur këto ‘këngë’ i luan në frekuenca që janë të dëgjueshme për veshin e njeriut, tingujt duket sikur vijnë nga një botë tjetër .

Ajsbergët ‘këndojnë’ sepse një pjesë e mirë e tyre nënujë përplaset, kërcëllitet dhe bluhet me dyshemenë e oqeanit ose mes njeri-tjetrit. Zhurma e prodhuar, mund të pikaset milje e milje larg, aq larg sa ujërat e oqeanit indian.

“Një ajsberg mund të funksionojë si një pirun akordimi (diapazon)” thotë Alexander Gavrilov, një profesor në qendrën marine për Shkencë e Teknologji në Universitetin Curtin në Australi.

“Frekuencat e tingujve varen nga dimensionet e ajsbergut”-shton ai më tutje.

Dhe si me çdo ajsberg, fundi i gjithsecilit prej tyre është i shkruar. Teksa këto copa të mëdha akulli lundrojnë drejt ujërave më të ngrohtë, ato nisin të shkërmoqen e shkrijnë. ‘Kënga’ e tyre ndryshon nga një tingull në një varietet  trokitjesh të zhurmshme.

Për të dërgjuar më shumë nga këto regjistrime të kryera nga studiuesit e shkencëtarët, mund të klikoni KETU, ne linkun që ju çon në artikullin e BBC-së.