Kosova drejt anëtarësimit në KiE! 131 vota pro në asamble, amendamentet e Serbisë rrëzohen të gjitha

Me 131 vota PRO, 29 kundër dhe 11 abstenime ka kaluar raporti i Dora Bakoyanis që fton KiE-në të pranojë Kosovën si anëtare të saj.

Ky ka qenë votimi i kryer këtë të martë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, duke e çuar kësisoj Kosovën tanimë një hap larg anëtarësimit të saj në KiE.

Amendamentet e propozuara nga Serbia (5 të tilla) u rrëzuan të gjitha nga Asambleja.

Tanimë çështja kalon në duart e Ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët do të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e KiE-së.

Reagimet