Një përkrenare ilire është gjetur nga disa arkeologë kroatë në zonën e Zakotorac. Lajmin e përcolli një prej arkeologëve që kryen punimet në sitin arkeologjik në Kroaci.
“Përkrenarja e dytë u gjet dhjetë metra larg vendit ku u gjet e para. Ato janë pak më ndryshe, mendojmë se i përket shekullit V-VI, që do të thotë se është pak më e vjetër se e para, por ende duhet të përcaktojmë detajet”, pohoi arkeologia Marta Kalebota.
Gjetja u bë ditën e djeshme. Përkrenarja është e dyta e gjendur në këtë zonë dhe sipas të dhënave të para është më e vjetër se ajo e gjetur në vitin 2020, e cila daton të jetë 2500 vjeçare.
Helmeta u gjet në një dhomëz gjysëmrrethore e rrethuar me një grumbull të madh gurësh, ndërsa helmeta e parë në një zonë me varre.