“Kujdes kur të hani biskotat” Pronares së pastiçerisë i humbet diamanti 4000 dollarësh

Pronarja e një pastiçerie në Kansas është detyruar të dalë në televizionin lokal për të lajmëruar qytetarët që mund të kenë blerë ëmbëlsira tek ajo. Aryeja? Diamanti në unazën e saj të martesës ka humbur dhe ajo dyshon se mund të ketë rënë në brumin e biskotave.

Gruaja tregoi se më herë ajo kishte qenë në kuzhinë duke ndjekur punën për ëmbëlsirat. Kur kuptoi se diamanti nuk ishte më në unazën të cilën e mban prej 36 vitesh në dorë, gruaja nisi kërkimin, por nuk gjeti asgjë. Ajo tregon se diamanti mund të ketë rënë në brumin e biskotave, e kësisoj i ka bërë thirrje klientëve të kenë kujdes.