Vogëlushja në foton e mësipërme quhet Margo. Ajo lindi para kohe në javën e 25 të shtatzanisë dhe peshonte veçse 600 gramë.
Margo vogël më tutje u prek nga një sëmundje e zorrëve që u ndodh shpesh fëmijëve të lindur para kohe. Mjekët kishin pak shpresa se vogëlushja do të mbijetonte.
Por 8 muaj kanë kaluar dhe sot Margo është mirë me shëndet, ajo po bëhet gati të shkojë në shtëpi së bashku me nënën e babain.