La shtëpinë e prindërve për të jetuar në trena… historia e pazakontë e 17 vjeçarit gjerman

Shumica e njerëzve që hipin nëpër trena mezi presin të zbresin prej aty. Disa janë vonë për në punë, disa të tjerë thjesht duan të arrijnë në shtëpi. Ndryshe ndodh me këtë 17 vjeçar nga Gjermania, i cili punën dhe shtëpinë i gjen në të njëjtin vend, pikërisht tek trenat.

Lasse Stolley, iku nga shtëpia e prindërve të tij dhe ka vendosur që të jetojë në trena. Adoleshenti ka për ‘zile’  zgjimi jo celularin e tij, por turmat e njerëzve që shpejtojnë të kapin trenin në orët e mëngjesit.

Lisa-Sophie Kempke for Business Insider

17 vjeçari thotë se udhëton afro 1 mijë kilometra në ditë në qytet apo përgjatë qyteteve të ndyshme gjermane. Gjatë ditës ai punon si IT dhe deri më tani ka udhëtuar me trena afro 500 mijë kilometra, qëkur iku nga shtëpia e prindërve në fund të vitit 2022.

“Në ka ditë që dua të shoh detin, marr trenin për të shkuar në veri të vendit që në mëngjes. Nëse dua të ndjej zhurmën e qytetit, marr trenat që lidhin Berlinin e Mynihun. Nëse dua të bëj ngjitje në mal, marrin ekspesin për të shkuar në Alpe (Bavari).“-tha 17 vjeçari për Business Insider.

Lasse Stolley tha se blen kartën “Bahncard 100” e cila i mundëson të udhëtojë pa limit përmes trenave gjermanë.

Nëna e babai i adoleshentit ishin sigurisht të shqetësuar për të birin kur dëgjuan se ai donte të jetonte nëpër trena. 17 vjeçari arriti t’i bindë prindërit duke i shpjeguar se ‘aventura’ e tij nuk ishte kundraligjore apo e rrezikshme.

17 vjeçari tregon se pas punës që kryen, orët e mbetura ai i kalon në klasin e parë të trenave. Ai shton se dushin e bën në pishinat publike të vendit si dhe në qendra rekreative. Me vete ka një çantë që mban 36 kg peshë, ku mban 4 bluza, dy pantallona, sende për tualetin, një jastëk qafore dhe një batanije. Sipas adoleshentit, pasuritë e tij të vetme janë laptopi i punës dhe një palë kufje që insulojnë zhurmën.

Lisa-Sophie Kempke for Business Insider

Adoleshenti mundohet që ta tregojë jetesën e tij në rrjetet sociale, nga ku shpjegon se në total, jeta në tren i kushton afro 9 mijë euro në vit. Ai shpreson se një ditë, kompanitë gjermane të trenave do t’i japin një punë