Vogëlushja që i shpëtoi vdekjes falë ndihmës e bamirësisë së shqiptarëve, sot erdhi ‘mysafire’ në emisionin ‘Për Shqiptarët’.
Kristiana, nëna e Melisës së vogël, tha në studio se për shkak të qëndrimit për një kohë të gjatë në spital, bija ka nevojë për disa terapi e trajtime neurologjike që të mund të ketë një jetë si të gjithë fëmijët e tjerë.
Kristiana e mori live lajmin e mirë se Fondacioni Firdeus do të marrë përsipër pagesat për trajtimin e Melisës së vogël.
Kristiana: Melisa e kaloi pjesën e vështirë, por për momentet që ka qëndruar për aq shumë kohë në spital, ende nuk ecën. Sot Melisa ka nevojë për fizioterapi, për t’u ndjekur me disa terapi.
Elvis Naçi: Fondacioni i ka ndjekur hap pas hapi rastet shëndetësore. Këto raste nuk parashikohen dot asnjëherë. Ka sëmundje që janë afatgjata dhe nuk shërohen menjëherë. Ky është një amanet që ne e marrim përsipër, jo për sy e faqe.
Bora Zemani: Kristiana, unë kam një lajm shumë të mirë për të të dhënë. Fondacioni Firdeus ndjek hap pas hapi të gjithë ecurinë e rasteve që trajton. Melisa ka nevojë për trajtim neurologjik. E për këtë arsye, Fondacioni Firdeus merr përsipër ta dërgojë Melisën në spitalin Bambino Gesu.