Një prej ushtarëve të KFOR-it i cili ishte pjesë e forcës ushtarake që hyri në Kosovë 25 vite më parë, ka kujtuar momentet kur mijëra qytetarë pritën me brohorima çlirimin nga forcat genocidale serbe.
Kenneth Andresen, ka shkruar përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, se ishte 12 qershori 1999 momenti që i ndryshoi jetën.
“Sot, 25 vjet më parë: më 12 qershor 1999, KFOR-i mbërriti në Kosovë dhe u prit nga mijëra njerëz përgjatë rrugëve. Unë shërbeva si oficer shtypi me KFOR-in nga korriku 1999 deri në janar 2000. Kjo ndryshoi jetën time. Jam mirënjohës për të gjithë miqtë dhe kolegët në dhe nga Kosova!”, shkroi Andresen.
25 years ago, today:
— Kenneth Andresen (@kennethandresen) June 12, 2024
On June 12, 1999, KFOR arrived in Kosovo, and was greeted by thousands of people along the roads.
I served as press officer with KFOR from July 1999 to January 2000. This changed my life. Grateful for all the friends and colleagues in/from Kosovo! pic.twitter.com/74skI092fL