Një avion me 80 pasagjerë në bord i linjës Delta, është rrëzuar e më pas përmbysur në momentin e uljes në aeroportin ndërkombëtar të Torontos në SHBA.
Fatmirësisht asnjë person nuk ka humbur jetën. 3 persona kanë marrë lëndime serioze, ndërsa 18 të tjerë janë plagosur. Në mesin e të plagosurve rëndë është një fëmijë, një burrë në të 60-tat dhe një grua 40 vjeçare.
Pavarësisht lëndimeve të rënda, asnjë prej të plagosurve nuk rrezikon seriozisht jetën. Pamjet dramatike të rrëzimit të avionit janë postuar nga mediat e huaja, ndërsa rrethanat apo shkaku i aksidentit mbetet ende i paqartë.