Musk: 20% mundësi që inteligjenca artificiale të dalë jashtë kontrollit! Në 2040 do ketë më shumë robotë se njerëz

Njeriu më i pasur i globit, Elon Musk thotë se rreziku që Inteligjenca Artificiale (AI) të dalë jashtë kontrollit të njeriut është e pranishme dhe një mundësi e cila mund të bëhet realitet.

Në një konferencë në Riad (Arabi Saudite), CEO i Tesla-s tha se ka 10 deri në 20%, që inteligjenca artificiale të marrë një rrugë të rrezikshme në dëm të njerëzimit.

Pavarësisht këtij paralajmërimi, Musk tha se në tërësi e sheh me pozitivitet punën dhe arritjet e deritanishme në fushën e inteligjencës artificiale.

“Mendoj se inteligjenca artificiale përbën (në parim) një rrezik ekzistencial dhe është diçka të cilës duhet t’i kushtojmë vëmendje të madhe.”-tha Musk i cili më tutje shtoi se  “inteligjenca artificiale do të jetë e aftë që të bëjë çdo gjë që bën njeriu, brenda 2 viteve të ardhshme”

Brenda 20240 do të ketë miliarda robotë

Gjatë intervistës, Elons Musk foli dhe për të ardhmen e afërt, duke shprehur bindjen se brenda 15-20 vitesh, numri i robotëve humanoidë do të jetë shumëfish më i lartë se i njerëzve.

Musk tha se do të ketë miliarda robotë falë zhvillimit të shpejtë të inteligjencës artificiale dhe rritjes eksponenciale të kapaciteteve teknologjike.