Milano po synon të bëhet një qytet i lirë nga pirja e duhanit në ambientet publike. Që prej 1 janarit të vitit të ardhshëm, do të ndalohet pirja e duhanit në rrugët apo lokalet, tarracat apo në mjediset e jashtme të lokaleve.
Vendimi vjen prej komunës e cila ka rishikuar rregulloren për cilësinë e ajrit. Për shkelësit, autoritetet vendore kanë sanksionuar gjoba që shkojnë nga 40 deri në 240 euro.
Me këtë vendim, Milano bëhet i pari qytet italian i cili vendos një rregjim mjaft të rreptë për duhanpirësit, të cilët do të detyrohen të konsumojnë duhan në vende të caktuara të mbyllura dhe të paktën 10 metër larg nga njerëzit e tjerë.
Këshilltarja e Bashkisë për Mjedisin e Gjelbërimin Elena Grandi, shpjegoi se ky hap ndërmerret në mënyrë që “të dekurajojë stilet e jetesës që, ne e dimë se janë të dëmshme për shëndetin e të gjithë njerëzve, jo vetëm për duhanpirësit”.