Në vend të hënës është koka e tij… Reklama e pazakontë e Donald Trump për eklipsin diellor

“Është një zog? Është një avion? A është hëna që po kalon para diellit? Jo, është koka e Donald Trump”

Kështu e cilëson “The Indipendent” reklamën e re të fushatës politike të Donald Trump, i cili postoi së fundmi një video mjaft të pazakontë.

Pasi ditën e djeshme miliona njerëz panë eklipsin diellor, Donald Trump postoi në mbrëmje një reklamë të pazakontë… nuk ishte hëna ajo që ‘bllokoi’ diellin por vetë koka e Donald Trump që ‘mundësoi’ eklipsin.

Video nis me fjalët “momenti më i rëndësishëm në historinë e njerëzimit do të ndodhë në 2024” duke iu referuar kësisoj zgjedhjeve presidenciale të këtij viti.