Ngjarje e çuditshme, deputeti nxjerr nga  çanta një pëllumb dhe e lëshon në Parlamentin Europian

Një eurodeputet polak ka shkaktuar një incident të pazakontë në Parlamentin Europian, teksa gjatë kohës së fjalës së tij në podium, ka nxjerrë nga marsupi i tij një pëllumb dhe e ka lëshuar në mes të parlamentit.

Miroslav Radaçovski (Radačovský) nga partia patriotike sllovake, mbajti një fjalim të shkurtër duke thënë se kjo ishte ‘ndërhyrja e tij e fundit’ në parlament. Para se të hedhë zogun, ai tha se uron që Europa e bota të jenë në paqe.

“Le të jetë ky pëllumb, një shenjë e paqes, të na bëjë të kuptojmë se ajo që kemi nevojë është paqja”-tha eurodeputeti.

Në lidhje me rastin një prej eurodeputetëve francez u shpreh se gjesti ishte një shkelje e rregullave.

“Çfarë do të bëjë tani zotëria juaj që ta kapë sërish pëllumbin, kjo është e papranueshme”