“Niveli i parë babi, çfarë do të thotë….” 5 vjeçarja i mëson shqip babait belg

Në një kohë kur rinia e sotme po ‘harron’ shqipen dhe më së shumti po e zëvendëson me anglishten, kjo vajzë e vogël është bërë virale në rrjetin social TikTok teksa i mëson të atit gjuhën tonë.

Çarli, babai i 5 vjeçares është belg, por është Jeta ajo e cila ka vendosur t’i mësojë babait gjuhën e nënës, shqipen.

@at_charl_y #albaniangirl #french #lesson #daughter #daddy #fy ♬ original sound – Jeta’s Dad

Së fundmi babë e bijë kanë dhënë një intervistë për median shqiptare, ku tregojnë sesi nisën të bëjnë video në rrjetin social, pa e ditur se përmbatja e tyre do të ndiqej nga kaq shumë njerëz.

“Mund të jetë e vështirë ndonjëherë të jetosh me dy shqiptare, por jam krenar për origjinën e bashkëshortes sime, sepse ajo po i mëson shumë vlera vajzës sime. Unë me bashkëshorten time në familje flasim frengjisht, por Jeta nuk e pëlqen ose flet në anglisht, ose në gjuhën shqipe.

Në videon e parë që e bëm dhe u bë virale, bashkëshortja ime po bëhej gati, Jeta donte që të përdorte telefonin dhe mua kjo gjë nuk më pëlqente. Por ajo më tha që donte të bënte një video për Tik Tok, ne e postuam vetëm për miqtë tanë, por video u bë tepër virale. Menduam në fillim ta fshinim sepse mori tjetër drejtim, por i mora leje bashkëshortes sime, dhe ajo është pak e tërhequr nga rrjetet sociale dhe ra dakord”, rrëfeu Charli.