Një “kurorë kozmike” me yje… pamje spektakolare nga teleskopi “James Webb”

Imazhet e mëposhtme i përkasin një zone të mbipopulluar me yje të quajtur NGC 602, grumbull i cili i përket njërës prej galaktikave ‘fqinje’ me galaktinë tonë, Rrugën e Qumështit.

Duke bashkuar të dhënat e kapacitetet e dy teleskopëve James Webb e Chandra, shkencëtarët kanë mundur të ‘depërtojnë’ në thellësitë e këtij grumbulli yjesh, duke sjellë një imazh të detajuar dhe me të vërtetë spektakolar.