Ëngjëlli që ndodhet në këtë inkubator quhet Elsi. Ai është veçse 2 muajsh dhe aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.
Fondacioni “Firdeus” i doli në krah familjes së vogëlushit duke u kujdesur për shpenzimet për kurimin e dërgimin jashtë shtetit.
Por aktualisht gjendja e Elsit është mjaft kritike… e deri në ardhjen e avionit spitalor e dërgimit të vogëlushit drejt Italisë, një lutje për Elsin e vogël do të ishte e udhës.
Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social, Elvisi iu drejtua shqiptarëve që ta kenë në lutjet e tyre Elsin e vogël.