Brenda dy ditëve, shqiptarët mblodhën 85 mijë euro për të mundësuar kurimin e Ajlës së vogël, foshnjes 2 muajshe që ndodhej në inkubator me hidrocefalinë që i rrezikon jetën.
Prindërit e vogëlushes, të lehtësuar dhe plot shpresë, tanimë nisem me vajzën e tyre drejt Italisë fqinje, atje ku Alja 2 muajshe do të kurohet.
Nëna e foshnjes shprehet mirënjohëse dhe falenderuese për këdo shqiptar zemërmirë që kontribuoi për vajzën e saj të vetme.
“Jam shumë e lumtur që po nisem jashtë shtetit me Ajlën. Dua t’i falenderoj të gjithë shqiptarët që bënë të mundur në kohë rekord kurimin e saj. Kam shumë shpresa se atje (në Itali) gjithçka do të shkojë mirë dhe Ajla do të kthehet shumë shpejt në shtëpi. Ju falenderoj të gjithëve, kudo që ndodheni. Falenderoj Elvis Naçin dhe Fondacionin Firdeus.”-tha nëna e Ajlës.
Lutemi që Ajla të rikthehet shëndoshë e mirë dhe në krahë të nënës së saj.