Një objekt metalik 500 kilogramë bie nga qielli në një fshat të Kenias

Një objekt metalik me përmasa masive ka rënë nga qielli në një fshat të largët në shtetin e Kenias, në Afrikë. Ngjarja tërhoqi vëmendjen e të gjithë banorëve atje, të cilët treguan për median lokale se kur e gjetën, objekti ishte ende i nxehtë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar autoritetet dhe kanë nisur hetimet. Bashkë me ta dhe agjencia kombëtare hapësinore e Kenias, ekspertë të të cilës kanë thanë se objekti është me gjasë mbetje e ndonjë rakete cila ka rënë nga hapësira e ulët e Tokës.

“Agjencia dëshiron të sqarojë se objekti i gjetur është fragment i një objekti hapësinor”-thanë nga agjencia hapësinore e Kenias, duke shtuar se me shumë mundësi, unaza masive i përket një unaze që shkëputet nga raketat. Në shumicën e rasteve të tilla objekte bien në oqeane ose digjen/shkrihen plotësisht për shkak të kontaktit me atmosferën e dendur të Tokës.

Objekti metalik është në formë rrethore, ka një diametër prej 2.5 metrash dhe peshë afro 500 kilogramë.