Pamje, atletja thyen rekordin botëror duke u ngjitur me litar në kullën Eiffel

Një atlete franceze e quajtur Anouk Garnier provoi të thyejë rekordin për ngjitjen me litar në lartësi të konsiderueshme, ndërsa vendi ku u zhvillua sfida, ishte Kulla Eiffel në Paris.

Atletja arriti të ngjitet përmes një litari 110 metër duke e arritur objektivin e saj brenda 18 minutave.

Atletja e cila është kampione e kursit me pengesa, u stërvit për një vit rresht para se të ndërmerrte orvatjen për t’u ngjitur në katin e dytë të kullës Eiffel, i lartë 115 metër.