Pamje mbresëlënëse, babë e bijë hidhen me parashutë gjatë eklipsit diellor

Këto janë pamjet e regjistruara gjatë momenteve kur në kontinentin amerikan ndodh eklipsi i plotë diellor, ndërsa një baba me të bijën kanë vendosur që fenomenin e rrallë ta shohin teksa bëjnë hedhje të lirë nga një lartësi marramendëse.

Shoqëruar nga dy parashutistë profesionistë, babë e bijë u hodhën nga një lartësi prej 4267 metrash, teksa qielli nisi të ‘errësohet’ prej eklipsit diellor.