Pamje me dron, përmbytjet e para në Sahara në gjysmë shekulli

Dy ditë reshje shiu intensive kanë kthyer shkretërirën e Saharasë në jug-lindje të Marokut në një peisazh që nuk shihej prej afro gjysëmshekulli.

Imazhet me dron dhe ato satelitore tregojnë se shkretëtira në afërsi të fshatit Tagounite (në jug-lindje të Marokut), afro 450 km larg Rabatit, është përmbytur në ujë. Dunat dhe e verdha e Saharasë janë thyer nga sasitë e mëdha të reshjeve.

“Kanë kaluar 50 vite qëkur në kemi parë kaq shumë reshje shiu në kaq pak kohë”-tregoi Houssine Youabeb, një zyrtar i agjencisë meteorologjike të Marokut, i cili foli për Associated Press.

Në zonën në fjalë ka patur dikur një lumë që kalonte mes dy fshatrave, i cili ishte tharë që 50 vite më parë, por që tani është ‘mbushur’ sërish.

Të tilla reshje, shpjegoi meteorologu, mund të ndryshojnë kushtet klimaterike në këtë rajon përgjatë muajve apo viteve në vijim. Kjo sepse ajri mundet (në prezencë të trupave të ujit) të mbajë më shumë lagështirë, duke shtyrë krijimin e të tjera stuhive.

Muajin e kaluar përmbytjet në Marok i morën jetën 18 personave, ndërsa vërshimet shkuan deri tek zonat e prekura prej tërmetit që goditi vendin vitin e kaluar.