Pamje video, 58 vjeçari në Tiranë i vë zjarrin tokës dhe të mbjellave të kushëririt të tij

Një 58 vjeçar është arrestuar nga ana e policisë së kryeqytetit, pasi i ka vendosur zjarrin tokës dhe të mbjellave në pronësi të kushëririt të tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Prush, ndërsa disa nga momentet kur 58 vjeçari shkon t’i vërë zjarrin tokës së kushëririt, janë filmuar nga kamerat e sigurisë. 58 vjeçari është arresuar në flagrancë nga policia, ndërsa pas kontrollit fizik, i janë gjetur një thikë dhe një çakmak.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/ Vuri zjarr me dashje në tokën e kushuritit të tij, identifikohet dhe arrestohet 58-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, arrestuan në flagrancë shtetasin:

– N. M., 58 vjeç, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 151 dhe 297 të Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se, ditën e djeshme i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke me pemë dhe shkurre në pronësi të kushuririt të tij, në fshatin Prush. Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, 58-vjeçarit, një mjet prerës thikë dhe një çakmak. 

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin, dhe fton ata që të denoncojnë në numrin 112 për çdo rast të zjarrvënies ose çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.