Një vajzë 15 vjeçare në Mizuri (Missouri-SHBA) u kthye në heroinën e qyteze të vogël, në momentin kur shpëtoi jetën e dy vajzave të vogla për të cilat po kujdesej.
Savana Strother ndodhej në bnesën e një familje me dy fëmijë të mitur, për të cilët ajo po përkujdesej. 15 vjeçarja kishte në krahë fëmijën 1 vjeçar në momentin kur shikon se në pjesën anësore të shtëpisë private, kishte rënë zjarr.
Në mënyrë të qetë dhe pa u panikosur, adoleshentja shpejton të dalë nga shtëpia. Në një moment fëmija 3 vjeçar shikon i habitur dhe nuk i përgjigjet thirrjeve të dados për të dalë nga shtëpia.
Këto janë çastet e filmuara nga kamerat e sigurisë.
Në lidhje me rastin, 15 vjeçarja tregoi për median lokale.
“Nuk mbaj mend detaje. Më kujtohet veçse që nisa të vrapoj për të dalë jashtë, teksa nxehtësinë e ndjeja nga pas vetes”
Shefi i zjarrfikësve Xhon Barton, tha për median se “ishte e mrekullueshme ajo që bëri ajo vajzë, është veçse 15 vjeçe dhe nuk e zuri paniku, kësisoj ajo që e aftë të dilte jashtë rrezikut së bashku me fëmijët”
Më vonë 15 vjeçarja u dekorua nga departamenti i zjarrfikësve, një akt i cili bëhet rëndom nga ana e autoriteteve shtetërore të vendeve perëndimore, për të përhapur dhe nxitur veprat e mira.