Një gropë masive është shfaqur në një fushë futbolli në Ilinois të SHBA-ve, pak ditë pasi skuadrat lokale atje kishin ndaluar stërvitjet.
Fusha kolapsoi në qendër të saj, ndërsa gropa e krijuar ka një diametër prej 30 metrash dhe një thellësi prej 9 metrash. Fatmirësisht askush nuk ka qenë në fushë në momentin kur ka ndodhur ngjarja, si edhe tregojnë pamjet e mëposhtme të regjistruara nga kamerat e sigurisë.
Giant sinkhole open up at park in Illinois pic.twitter.com/pQ7PkmyIMo
— OMGThatsInteresting (@omg_interesting) June 28, 2024
Problemi mesa duket ka ndodhur për shkak se kompleksi i fushave është vendosur në një terren ku dikur ka patur një minierë të vjetër. Me gjasë shembja e ndonjë tuneli të vjetër, mund të ketë sjellë zhvendosjen dhe kolapsimin e tokës aty.