Shatërvanët e llavës kanë gurgulluar nga toka në gadishullin e Reykjanes në Islandë, zonë e cila që prej fundit të vitit të kaluar ndodhet nën ‘pushtetin’ e vullkanit të rizgjuar.
Një çarje e re e tokës me gjatësi afro 3 kilometër, ka bërë që vullkani atje të hedhë disa dhjetëra metra në ajër llavë.
Pamjet e mëposhtme, filmuar nga një helikopter i rojes bregdetare, tregojnë forcën dhe magnitudën e vërtetë të shpërthimit vullkanik.