Pamjet video, protestuesit në Barcelonë “bëjnë qull” turistët me pistoleta uji

Shumë turistë janë bërë qull në ujë në bulevardin kryesor të Barcelonës (Spanjë) pasi protestues të shumtë kanë zhvilluar një tubim duke mbajtur me vete pankarta kundër turizmit dhe… pistoleta me ujë.

Disa mijëra demostrues kanë marshuar në kundërshti të turizmit masiv në Barcelonë, ndërsa shumë protestues me vete kishin marrë pistoleta me ujë për të lagur turistët. Protestuesit marshuan në “La Rambla” dhe qëlluan me pistoleta me ujë turistët që kalonin apo ishin ulur nëpër kafenetë e restorantet e bulevardit të njohur në zonën qendrore të qytetit.