Pasagjerët vrapuan drejt dyerve të emergjencës pa asnjë bagazh me vete, ashtu siç u instruktuan nga ekuipazhi… ndërsa avioni që ende nuk kishte ndaluar plotësisht ishte përfshirë nga flakët.
BREAKING: Footage recorded from inside Japan Airlines plane that crashed and caught fire on runway of Tokyo Airport pic.twitter.com/5N9vVBSdis
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) January 2, 2024
Por lënia pas e bagazheve dhe gjithçkaje tjetër, ishte një faktor madhor që bëri të mundur që 379 personat në bordin e avionit në Tokio, të mund të shpëtonin pa lëndime.
Avioni i linjës “Japan Airlines” mori flakë të martën, kur gjatë uljes në aeroportin e kryeqytetit u përplas me një avion të vogël të Rojes Bregdetare, ku 5 nga 6 personat e ekuipazhit në avionin e vogël, humbën jetën.
Fakti se të 379 personat në “Japan Airlines” shpëtuan, tërhoqi vëmendjen e mediave më të mëdha të globit, veçanërisht në një kohë kur në Japoninë e largët ra një tërmet me magnitudë të frikshme prej 7.6 Rihter.
Por si mundën të shpëtojnë të gjithë personat më bordin e avionit?
BBC i ka kushtuar një artikull rastit, duke vënë në dukje se faktorët kryesorë kanë qenë trajnimi i pjesëtarëve të ekuipazhit dhe sjellja korrekte e 379 udhëtarëve në bord. Në avion ndodheshin 3 rrëshqitëse të emergjencës, të cilat nuk mund të hapen siç duhet për shkak të mënyrës sesi avioni u ul. Një tjetër faktor qe fakti se as sistemi audio nuk funksionoi dhe ekuipazhit i është dashur të përdorë megafonë dhe të bërtitura për të drejtuar afro 400 pasagjerët.
“Në videot që kanë qarkulluar, nuk pashë asnjë pasagjer në tokë apo që tenton të marrë bagazhet me vete. Nëse njerëzit do të kishin tentuar t’i merrnin bagazhet, i gjithë evakuimi do të ishte ngadalësuar. Ky aksident ishte larg atij perfekt. Hunda e avionit ishte poshtë, që do të thotë se pasagjerët e kanë patur të vështirë të lëvizin “-tregoi për BBC-në profesor Ed Galea, i Universitetit të Greniç (Greenëich-Angli).
Një prej ish pjesëtarëve të ‘Japan Airlines’ i tregoi BBC-së se pasagjerët në avionin që mori flakë qenë ‘jashtëzakonisht me fat’.
“U ndjeva i lëhtësuar kur mësova se të gjithë kishin shpëtuar. Por kur nisa të mendoj për procedurat e avakuimit, ndjeva nervozizëm e frikë. Në varësi të mënyrës sesi dy avionët janë përplasur dhe sesi zjarri u shpërnda më tutje, gjithçka do të kishte qenë më ndryshe. Ajo që ka arritur grupi i ekuipazhit ka qenë tepër tepër e vështirë nga sa mund të mendohet. Fakti se ata kanë arritur t’i nxjerrin të gjithë nga avionic, tregon një koordinim të jashtëzakonshëm mes ekuipazhit dhe pasagjerëve”-tha stjuardesa.
Kjo e fundit shpjegoi më tutje se në mënyrë që dikush të nisë punën në avionë, do t’I duhet të kryejë një trajtim tre javor dhe një sërë provimesh vetëm e vetëm për rastet e emergjencës dhe veprimet e nevojshme që duhen kryer.
Burimi: BBC/ Përshtati me disa shkurtime: Fch.al