Peshku ton 280 kilogramësh shitet për një vlerë rekord prej 1.3 milionë $ në Tokio

Një peshk ton pendë blu me peshë 276 kilogramë, është shitur për një çmim rekord prej 1.3 milionë dollarësh (207 milionë yen japonezë) në një market në Tokio të Japonisë.

Toni u shit në marketin në zonën e Kotos në kryeqytet, gjatë një ankandi mbajtur ditën e dielë (5 janar).

Grupi Onodera, shitës me shumicë i produkteve të detit në Tokio, ishte fituesi i ankandit për të pestin vit radhazi. Toni i cili ka përmasat e një motori, do të shërbehet në një restorant luksoz me yje mishelin.

Një prej përfaqësuesve të grupit Onodera (fituesit e ankandit) tha se toni i parë që vjen në ankandin e janarit, konsiderohet se sjell fat për atë që e blen.

Vlera prej 1.3 milionë dollarësh është një ndër më të lartat të paguara në ankandin e peshkut në Japoni. Rekordi më i madh u shënua më 5 janar të vitit 2019, kur pronari i një lokali (Kiyoshi Kimura), i njohur si ‘Mbreti i Tonit’, pagoi një shumë prej 3.1 milionë dollarësh për një peshk ton.