Po nisej për punë, ish i shoqi i bën pritë… kjo është 40 vjeçarja shqiptare e gjetur e pajetë në Greqi

Një kalimtar i rastit ka parë tmerr me sy mëngjesin e kësaj të enjte, kur në një prej rrugëve të Menidi-t në Greqinë fqinje, ka pikasur trupin e pajetë të një gruaje.

Viktima tanimë është identifikuar nga autoritetet greke dhe i përket një 40 vjeçareje shqiptare e quajtur Enkeleida. Gruaja u gjet e vdekur pranë kryqëzimit mes rrugëve “Parnithos” dhe “Aristotelous”, me një thikë të ngulur në pjesën e barkut.

I dyshuari kryesor për krimin është Eduart Danaj, ish bashkëshorti i të ndjerës. Media greke ka përcjellë foton e të dyshuarit, ndërsa më tutje ka zbardhur detaje me të vërtetë të dhimbshme të dhunës, përndjekjeve dhe gjyqeve me të cilat është përballur viktima, madje edhe e bija e saj.

“Zougla” shkruan se i dyshuari kryesor i krimit, ish i shoqi i 40 vjeçares, kishte për t’u përballur në gjyq  ditën e nesërme (premte 17 maj) me akuzat e dhunës në familje, kërcënimeve e sulmeve që i kishte bërë ish të shoqes disa herë.

Media greke thekson se viktimë e dhunës kishte rënë dhe vajza e  me akuzat e dhunës në familje, kërcënimeve e sulmeve që i kishte bërë ish të shoqes disa herë.

Media greke thekson se viktimë e dhunës kishte rënë dhe vajza e çiftit, e cila po ashtu kishte denoncuar së bashku me të ëmën, babain.

Vetëm pak ditë më parë e Enkeleida dhe vajza e saj ishin paraqitur në polici dhe kishin denoncuar Eduart Danajn për dhunë në familje, dhunë fizike, kërcënime dhe ofendime.

Më herët policia e kishte arrestuar autorin e dyshuar pas denoncimit të kryer më 7 maj. Në denoncim 40 vjeçarja tregonte se ish i shoqi e kishte kapur me forcë nga qafa, i kishte përndrydhur krahun, e kishte ofenduar dhe kërcënuar. Në këto momente, e pranishme kishte qenë dhe vajza e çiftit, e cila po ashtu ishte sulmuar nga 50 vjeçari.

Viktimës i ishte ofruar ‘suport moral’ shkruan media greke, duke i dhënë mundësinë për t’u transferuar në një strehë të sigurt. Të dyja grave, 40 vjeçares së ndjerë dhe të bijës, po ashtu i ishte ofruar nga autoritet një ‘buton alarmi’ (aplikacion në celular) në rast të përsëritjes së ndonjë episodi tjetër të dhunës. 40 vjeçarja e kishte pranuar ‘butonin e panikut’ shkruan media greke, ndërsa e bija jo.

Veç denoncimit të disa ditëve më parë, 40 vjeçarja e kishte denoncuar edhe më prill të vitit të kaluar ish të shoqin për dhunë e kërcënime. Në shtator të vitit 2022, 50 vjeçari ishte arrestuar dhe përballur me prokurorinë, ndërsa një gjykatë vendosi që të dy nuk duhet të jetonin në të njëjtin vend.

Enkeleida ishte nisur për në punë në orët e mëngjesit, kur dyshohet se ish i shoqi i ka bërë pritë në rrugë dhe me ta parë e ka qëlluar me thikë dhe mandej është larguar. E ndjera u gjet e pajetë në rrugë nga një kalimtar i rastit, ndërsa pranë saj u gjetën po ashtu dhe sendet e saj vetjake. Hetuesit po kontrollojnë kamerat e sigurisë përreth zonës së krimit, për të zbuluar lëvizjet e fundit të autorit të krimit, i cili është shpallur në kërkim.