Sarandë: Xhaxha e nip plagosin rëndë 52 vjeçarin pas një sherri për motive të dobëta

Një 52 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në Sarandë, pasi është goditur me grushte, shkelma e sende të forca nga dy persona, xhaxha e nip.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur të premten pasdite në lagjen nr.3 të qytetit, në zonën e njohur si rruga për në Heremec. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Xhaxhai 37 vjeçar, me precedent të mëparshëm penalë, së bashku me nipin 29 vjeç, kanë rrahur 52 vjeçarin me inicialet S.Ç. Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autoritetet kanë mundur të arrestojnë deri më tani 37 vjeçarin, i dënuar më parë për krime ndaj personit. Në kërkim vijon të jetë 29 vjeçari.

 “Plagosën rëndë një 52-vjeçar në Sarandë, lokalizohet dhe arrestohet njëri nga autorët, vijon kërkimi për tjetrin. Falë veprimeve të shpejta të Specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u lokalizua në një banesë në fshatin Lukovë, ku po fshihej, dhe u arrestua shtetasi D. M., 37 vjeç, me precedent kriminal në krimet ndaj personit.

Ndërkohë, vijon kërkimi për kapjen e shtetasit M. M., 29 vjeç. Dy autorët, xhaxha dhe nip, dyshohen se më datë 21.02.2025, rreth orës 16:10, në vendin e quajtur “Rruga për në Heremec”, në lagjen nr. 3, Sarandë, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, shkelma dhe sende të forta shtetasin S. Ç., 52 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 29-vjeçarit të shpallur në kërkim si bashkëautor”, thotë Policia.