Shatërvanë zjarri e lumenj me llavë, pamje spektakolare nga vullkani në Islandë

Ka shpërthyer për herë të gjashtë në këto tetë muaj vullkani Reykjanes në Islandë. Shatërvanë masivë me flakë e llavë kanë mbuluar një sipërfaqe të konsiderueshme, ndërsa pamjet e filmuara në ajër nga autoritetet civile islandeze janë thjesht spektakolare.

Vullkani Reykjanes nisi aktivitetin në dhjetor të vitit të kaluar dhe që nga ajo kohë janë regjistruar në zonë mijëra e mijëra tërmete dhe 6 shpërthime vullkanike.

Pak para se vullkani të shpërthente për herë të parë, autoritetet evakuuan një qytezë të tërë me 4 mijë banorë.