SHBA: Avioni me pasagjerë për pak sa nuk përplaset me një tjetër avion gjatë uljes në aeroport

Pilotët e një avioni të linjës JugPerëndimore (Southëest Airlines) të cilët po ulnin avionin me pasagjerë në një prej pistave të Aeroportit të Chicago-s, janë detyruar të kryejnë një ngritje emergjente në ajër kur kanë pikasur një tjetër avion në pistë.

Ngjarja ndodhi paraditen e të martës, ndërsa imazhet janë filmuar nga kamerat e sigurisë në aeroport.

Fatmirësisht pilotët kanë reaguar në kohë dhe kanë ringritur në ajër avionin, duke evituar përplasjen fatale me çarterin e vogël që i preu rrugën në pistë.

Një hetim ka nisur tanimë për pjesëtarët e kullës së kontrollit që nuk kanë menaxhuar si duhet qarkullimin në pistën e avionëve.