“Shihemi në gjyq” Trump debat me guvernatoren për atletët transgjinorë: Do humbësh, pastaj suksese në jetë

Një ndër të parët urdhra presidencialë që Donald Trump firmosi si President i 47-të i Shteteve të Bashkuara, ishte dhe përjashtimi i atletëve transgjinorë në ekipet e femrave në sporte të ndryshme.

Së fundmi Trump zhvilloi një takim me të gjithë guvernatorët e shteteve të Amerikës, atje ku debati për atletët transgjinorë solli përplasjen e parë publike mes Presidentit e njërit prej guvernatorëve demokratë, më konkretisht guvernatores së Maine, Janet Mills.

“Shumë demokratë po më luftojnë për këtë çështje” tha me ironi Trump.

E teksa Presidenti deklaronte se ai/ajo që nuk i bindet udhrit nuk do të marrë asnjë fond nga shteti federal, guvernatorja Mills i është drejtuar Trump duke i thënë se “do të shihemi në gjyq”.

Trump: Ne jemi ligjet federale. Më mirë të pajtoheni, përndryshe nuk do të merrni asnjë financim federal.

Mills: Do të shihemi në gjykatë!

Trump: Shumë mirë, do të shihemi në gjykatë. Mezi e pres. Do të jetë e lehtë. Dhe shijoni jetën më pas, sepse nuk mendoj se do të rizgjidheni më.