Shoferi kishte humbur ndjenjat, momenti heroik kur 53 vjeçari hidhet në ujë dhe shpëton burrin

Dy burra kanë arritur t’i shpëtojnë jetën një personi i cili kishte humbur ndjenjat në timon dhe kishte rënë në lumë. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në provincën e Shiçuanit në Kinë.

Një 53 vjeçar, ushtarak i pensionuar, po kalonte përgjatë rrugës pranë lumit, kur pa makinën. Ai vendosi të hidhet në aksion për t’i shpëtuar jetën shoferit që ishte pa ndjenja. Orvatjeve të 53 vjeçarit iu bashkua një tjetër kalimtar i rastit i cili po ashtu u hodh në ujë.

Të dy burrat arritën të thyejnë xhamin në pjesën e sipërme të makinës, ndërsa më tutje arritën të nxjerrin prej aty burrin pa ndjenja.

Ky i fundit u dërgua në spital dhe nuk pësoi asnjë lëndim.