Një 30 vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë këtë të martë, afro 24 orë pasi pësoi një aksident të rëndë në fshatin Dajç të Lezhës.
30 vjeçari me inicialet F.M mori plagë të rënda pasi u godit nga një zetor. I riu udhëtonte me motorin e tij kur u përplas nga zetori.
Pavarësisht orvatjeve të mjekëve, 30 vjeçari ndërroi jetë një ditë nga aksidenti.
Policia arrestoi ditën e djeshme shoferin e zetorit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Lezhë, informacion paraprak
Rreth orës 09:30, në fshatin Dajç, motomjeti me drejtues shtetasin F. M., rreth 30 vjeç, është përplasur me mjetin bujqësor zetor me drejtues shtetasin G. D.. Si pasojë është dëmtuar shtetasi F. M., i cili është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.