Venecia bëhet qyteti i parë në botë që tarifon vizitat e turistëve

Duke nisur nga ora 08:00 e mëngjesit të kësaj të enjte (25 prill), Venecia ka nisur të tarifojë vizitorët ditorë që vijnë në qytet për turizëm.

Kështu Venecia bëhet i pari qytet në botë që ka vendosur të tarifojë turistët. Tabelat me çmimet janë vendosu jashtë stacionit të trenit dhe pranë një ure hyrëse për këmbësorë, që paralajmëron turistët se duhet të paguajnë tarifë prej 5 eurosh përpara se të hyjnë në qytet. Tarifa kërkohet vetëm për hyrjen në qendrën historike të qytetit dhe ajo mund të aplikohet duke u rezervua në internet. Tarifa do të aplikohet nga 25 prilli deri më 14 korrik, si pjesë e një faze prove.

Sipas vendimit, vizitorët mbi 14 vjeç që hyjnë në Venecia do të duhet të paguajnë tarifën e vendosur. Nga tarifa ka një sërë përjashtimesh, përfshi këtu për vendasit, udhëtarët dhe ata me shtëpi të dyta në qytet, ata që marrin pjesë në ngjarjes sportive, etj.

Turistët ditorë që do të paguajnë tarifën do të pajisen me një kod QR. Ata që janë pa biletë rrezikojnë gjoba nga 50 deri në 300 euro.