Video, unaza e zeze e tymit habit qytetarët në SHBA

Banorët e Virxhinias lindore janë habitur kur kanë parë një unazë të zezë tymi, pezull kokave të tyre.

Një qytetar arriti të filmojë ‘unazën’ e pazakontë të tymit dhe e postoi në rrjetin social. Ai i tha medias lokale se unaza e mistershme ishte masive dhe pas afro 10-15 minutash u shpërbë.

Autoritetet thanë se nuk është raportuar ndonjë zjarr në zonë, ndërsa meteorologët shpjeguan se me gjasë ‘unaza’ e tymit mund të jetë shkaktuar si rezultat i ndonjë fishekzjarri apo tymi ardhur nga ndonjë proces industrial. Shkaku real mbetet ende i paqartë.