“Vrap, po shkon te makinat” Dy berberët nxitojnë dhe i shpëtojnë jetën vogëlushes

Dy berberë të quajtur Rafael Santana dhe Osvaldo Lugo janë kthyer në herojtë e komunitetit të tyre në Konektikat, pasi arritën të shpëtojnë një vajzë të vogël që vraponte në një kryqëzim me trafik të rënduar.

Berberët ishin në punë, kur njëri prej tyre fatmirësisht pikas vajzën që vraponte në anë të rrugës. Rafael tregoi për median vendase se kur pa që pas saj nuk kishte një të rritur, ai së bashku me kolegun e punës dolën menjëherë dhe vrapuan drejt saj.

Vajza kishte qenë në autobus në nënën e saj. Autobusi sapo kishte ndaluar në stacion, dhe në një moment vajza i kishte ikur të ëmës nga duart duke vrapuar jashtë autobusit.

Këto janë momentet, ndërsa video e ndërhyrjes së berberëve është parë nga miliona.